LAJMI I FUNDIT:

Bora shkakton vonesa në fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari”

Bora shkakton vonesa në fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari”

Reshjet e borës dhe kushtet e rënda atmosferike kanë shkaktuar vonesa në disa fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zyrtarët e ANP-së kanë thënë për Telegrafin se nuk kanë pas anulime të fluturimeve, por vetëm vonesa të disa fluturimeve për shkak të kushteve atmosferike.

“Sot janë të planifikuara 18 fluturime në arritje dhe 17 në nisje. Deri më tani nuk ka pasur anulime, megjithatë ka pas vonesa në disa prej fluturimeve si pasoje e kushteve të pafavorshme atmosferike”, ka thënë për Telegrafin Unidon Krasniqi zyrtar për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. /Telegrafi/