Dyshja ikonë e mbrojtjes së Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, kanë lavdëruar Cristiano Ronaldon për mënyrën se si ai u soll sa ishte te “Zonja e Vjetër” gjatë periudhës së tij trevjeçare në Torino.

Portugezi zbarkoi nga Real Madrid në 2018 para se të largohej në fillim të sezonit 2021/22 për Manchester United, duke fituar dy tituj të Serie A në kohën sa ishte atje.


"Ne ishim të përgatitur për zhurmën mediatike që do të vinte dhe gjithçka tjetër kur ai do të mbërrinte".

juventus v juventus u19 pre season friendly 1  1

“Por sapo u bë pjesë e grupit, ai u soll normalisht dhe mirë me të gjithë”.

"Ai nuk u soll si një superyll, mund të bëni shaka me të", kanë treguar dyshja.

bonucci.chiellini.juve .roma .2022.

Të dy Bonucci dhe Chiellini u bënë tituj të lajmeve verën e kaluar pasi luajtën një rol të madh në suksesin e Italisë në Kampionatin Evropian, ku në fund e fituan kundër Anglisë pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

telegrafi sport app