BONEVET mbështet punëtorët edhe gjatë pandemisë, pranon grand të jashtëzakonshëm nga Fondacioni ''UNË E DU KOSOVËN''

Kryetari i BONEVET, Vllaznim Xhiha, përmes një letre iu është drejtuar fëmijëve, prindërve, partnerëve, donatorëve, anëtarëve të ekipit, miqve dhe të gjithë mbështetësve për situatën e krijuar së fundmi si pasojë e virusit Covid-19.
Kjo është letra e plotë:
“Të dashur fëmijë, prindër, partnerë, donatorë, anëtarë të ekipit, dhe miq e mbështetës tjerë të BONEVET, Përderisa vazhdon ndikimi shumë i madh i pandemisë së virusit Korona në popullsinë e tërë botës, është e vështirë të parashikohet cili do të jetë rezultati përfundimtar. Duke ndjekë këshillat e institucioneve shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare, BONEVET është mbyllur nga data 13 mars, para se Ministria e Arsimit të njoftojë për mbylljen e shkollave në gjithë Kosovën. Kjo mbyllje do të zgjasë aq sa është e nevojshme, në mënyrë që fëmijët, prindërit, dhe ekipi të jenë të sigurtë dhe të mbrojtur nga infektimet e mundshme. Që nga fillimi i muajit mars, Rrjeti i BONEVET nuk ka pasur të hyra nga pagesat e klasave dhe nuk presim që të kemi as në muajin prill, e as nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Për më shumë, disa nga grantet që ishin ndarë për projektet tona ose janë ngrirë, ose janë shtyrë. Kjo situatë emergjente ka shkaktuar një problem të madh të likuiditetit në BONEVET. Në mënyrë që të tejkalohet kjo mungesë fondesh financiare, Fondacioni “UNË E DU KOSOVËN” ka ndarë një donacion të jashtëzakonshëm javën e kaluar, duke i ndihmuar tri qendrat e BONEVET që t’i sigurojnë pagat e plota për gjithë ekipin, mentorët e jashtëm, dhe t’i paguajnë shpenzimet operative.
Bashkëthemelues i Fondacionit “UNË E DU KOSOVËN”
Kryetar i BONEVET”.




















































