LAJMI I FUNDIT:

“Bomba” e diplomatit amerikan në Fox News: Ja arsyet pse Shqipëria u mbush me drogë

“Bomba” e diplomatit amerikan në Fox News: Ja arsyet pse Shqipëria u mbush me drogë

Çështja e drogës në Shqipëri është bërë pjesë e networkut më të rëndësishëm informativ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomati amerikan, Adam Ereli, duke komentuar vizitën e Kancelares Merkel në SHBA, u shpreh se çështja e refugjatëve po shpërqendron Europën dhe kjo po përdoret nga Rusia për destabilizimin e rajonit.

Sipas tij, rasti ideal është Shqipëria e cila prej një viti është kthyer në prodhuesin numër një të marijuhanës në Europë, çka ka bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në protestë kundër lidershipit aktual në pushtet të lidhur me Rusinë. (Videon e shihni KETU)


Ereli tha se çështja e refugjatëve është temë shumë e rëndësishme që prek stabilitetin e Europës si dhe prek direkt SHBA-të. Sipas tij, po duket një stuhi e madhe në mënyrën se si Rusia po e përdor këtë çështje të refugjatëve për të minuar marrëdhëniet me aleatët e SHBA-ve.

“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Europa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka bërë çuar në protesta në atë vend prej javësh”, tha Ereli për Fox News. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori