Bologna - Inter, formacionet zyrtare

Bologna dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafirë të Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në kampionatin italian, e cila zhvillohet në Renato Dall'Ara nga ora 18:00.
Skuadra e Luciano Spallettit nuk ka bindur ende pasi ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para dhe dëshiron që ta marrin tre pikëshin e parë këtë sezon.
Në anën tjetër, edhe vendasit kanë vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe presin rezultat pozitiv nga kjo ndeshje para shikuesve të tyre.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Bologna titullar është Blerim Xhemaili, ndërsa te Interi mungon Mauro Icardi shkaku i një lodhje muskulore.
Bologna: Skorupski; Gonzalez, Danilo, Helander; Mattiello, Dzemaili, Pulgar, Poli, Dijks; Falcinelli, Santander.Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Keita.
/Telegrafi/





















































