Bologna e kërkon falas Xhemailin
Xhemaili 29-vjeçar është huazuar në verën e vitit të kaluar te skuadra e Genoas nga ajo turke Galtasaray, përcjell sot Koha Ditore. Por, drejtuesit e Genoas nuk janë të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit të përfaqësueses së Zvicrës.
"Drejtuesit e skuadrës së Genoas janë ndarë të dëshpëruar me paraqitjet e mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemaili. Drejtuesit e Genoas janë të gatshëm që ta kthejnë në Galatasaray prej ku edhe është transferuar. Interesim për Xhemailin ka shprehur skuadra e Bolognas, por dëshira e saj është që ta huazojë pa pagesë", shkruan "Corriere dello Sport".
Mesfushori nga Tetova, me Galatasarayn ka kontratë deri në verën e vitit 2017. Skuadra e Galatasrayt e mbajti vetëm një stinor, pasi nuk u nda e kënaqur me paraqitjet e tij.
Te Galatasray u transferua në verën e vitit 2014 nga Napoli. Më herët ka luajtur edhe për Parmën, Torinon, Boltonin dhe Zuerichun. Këtë edicion me fanellën e Genoas në Serie A ka shënuar dy gola në 12 paraqitje.






















































