LAJMI I FUNDIT:

Boehly dhe Tuchel diskutojnë ofertën e Chelseat për Ronaldon e pakënaqur

Boehly dhe Tuchel diskutojnë ofertën e Chelseat për Ronaldon e pakënaqur

Chelsea po teston vendosmërinë e Manchester Unitedit me një ofertë për Cristiano Ronaldon, i cili thuhet se mund të largohet nga Old Trafford.

Është pretenduar se Ronaldo ka bërë një kërkesë për transferim te United ditët e fundit, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumi The Sun, bordi është i vendosur të qëndrojë i vendosur dhe të refuzojë të shesë Ronaldon, por ylli portugez këmbëngul se ata duhet t’i japin dritën jeshile çdo oferte ‘të pranueshme’.


Fabrizio Romano shpjegon pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Man Utd dhe ku mund të shkojë më pas
Lexo po ashtu Fabrizio Romano shpjegon pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Man Utd dhe ku mund të shkojë më pas

Dhe kjo mund të bëjë që pesë herë fituesi i Topit të Artë t’i bashkohet rivalëve të Djajve të Kuq, Chelseat, i cili përfundoi i treti sezonin e kaluar – dhe për këtë arsye mund t’ ofrojë portugezit futbollin në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Bluve, Thomas Tuchel është në kërkim të një sulmuesi të ri pas huazimit të Romelu Lukakut për një sezon te Interi.

Kjo i la Blutë me Timo Werner dhe Kai Havertz si lojtarët e vetëm që mund të luajnë vërtet në vijën e parë të sulmit në skuadër.

Pronari i Chelseat takohet me Jorge Mendesin për të projektuar transferimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Pronari i Chelseat takohet me Jorge Mendesin për të projektuar transferimin e Ronaldos

Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly u takua kohëve të fundit me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, për të diskutuar një mori temash, duke përfshirë një lëvizje të mundshme për ikonën sportive.

Tani Boehly thuhet se do të takohet me trajnerin gjerman për të diskutuar nëse Ronaldo përshtatet në skemat e tij dhe mund të transferohet në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori