LAJMI I FUNDIT:

BMW XM, SUV-i i ri që definon performancën dhe luksin

BMW XM, SUV-i i ri që definon performancën dhe luksin

BMW XM është mrekullia e fundit nga BMW M, një SUV revolucionar që jo vetëm ngrit standartet për luksin dhe komoditetin, por gjithashtu vendos një rekord të ri për fuqinë në kategorinë e tij.

Vetura BMW XM është një kombinim i përsosur i fuqisë, stilit dhe teknologjisë moderne, i dizajnuar për të sjellë një përvojë të pazakontë vozitjeje, transmeton Telegrafi.

Ky model është i pajisur me një motor të fuqishëm me 480 kW apo 653 kuaj fuqi duke mundësuar një performancë të pakrahasueshme dhe reagim të shpejtë në çdo manovër.


Me tetë cilindra dhe një kapacitet kubik prej 4,395 ccm, BMW XM jo vetëm që e tejkalon konkurrencën, por e bën atë me stil dhe finesë.

I pajisur me një transmision sportiv automatik, BMW XM ofron një përvojë të vozitjes të lehtë dhe intuitive që e bën të mundur për drejtuesin e mjetit të përjetojë një ndjesi të re lirie dhe kontrolli, pa marrë parasysh kushtet e rrugës.