LAJMI I FUNDIT:

BMW Alpina me 600 KF (Foto)

BMW Alpina me 600 KF (Foto)

Modeli Alpina B5 është prezantuar këtë vit, në panairin e veturave në Gjenevë, në seri të re “Edition 50”, duke festuar kështu përvjetorin e 50-të të modelit Alpina.

BMW Alpina B5 posedon motorin 4.4-litër Bi-Turbo V8 i përforcuar në 600 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej tetë shpejtësive, transmeton Koha.net. Konsumatorëve u është ofruar me nga 50 njësi të secilit version nga seria “Edition 50”, dhe ndërkohë ndoshta të gjitha janë shitur, ndërsa Alpina ka vendosur që modeli standard B5 Bi-Turbo të jetë version i 2016-tës me kapacitet prej 600 kuajfuqi.

Sa i përket estetikës, ndryshimet vizuale shihen në Aero Body Kit të Alpinas. Gjithashtu tani posedon edhe rrotat me diametër prej 20-inç dhe goma 255/35 dhe 295/30, amortizatorët e modifikuar, sistemin e shkarkimit Akrapovich prej titani, sistemin më të fortë të frenave, si dhe enterierin prej lëkure Nappa, timonin sportiv etj.


Alpina B5 Bi-Turbo shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,2 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 328 km/h, ndërkaq modeli Touring për 5 km/h më pak.

Sa i përket çmimit, Alpina B5 Bi-Turbo Sedan kushton rreth 108,600 euro, ndërsa Touring rreth 112 mijë euro.

alp1 alp2 alp3 alp4 alp5 alp6