LAJMI I FUNDIT:

BMW 7 seria e re vjen me më shumë fuqi dhe me ndryshime të vogla

BMW 7 seria e re vjen me më shumë fuqi dhe me ndryshime të vogla

BMW tashmë po punon në serinë e 7 të gjeneratës tjetër, por kjo nuk do të thotë që ajo aktuale do të mbetet e paprekur për pjesën tjetër të ciklit të jetës së saj.

Tashmë kjo makinë po bëhet edhe më e fuqishme, falë disa ndërhyrjeve që po i bëhet asaj, transmeton Telegrafi.

Kjo është e mundur falë shtimit të një sistemi elektrik 48 volt me ​​një gjenerator të integruar, i cili ndihmon në përshpejtimin me një shtytje prej 11 kuaj fuqi (8 kilovat).


BMW premton se do t’a bëjë këtë makinë që ajo të shpenzojë më pak në 100 kilometra.

Tashmë kjo makinë ka 340 kuaj fuqi, pra 20 më shumë se versioni i mëparshëm dhe shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.0 sekonda, 0.2 sekonda më shpejt se më parë.

Përveç kësaj, BMW thotë se kjo makinë tashmë ka ndryshime të vogla edhe brenda saj. /Telegrafi/