Heqja e taksës nga Qeveria e Kosovës për bllokat e argjilës për ndërtim, të prodhuar në Serbi, do të ndikojë në zvogëlimin e sasisë së prodhimit të këtij produkti nga kompanitë vendore, thonë pronarë të disa kompanive prodhuese të materialeve ndërtimore. Sipas tyre, me shfuqizimin e kësaj mase, blloqet me origjinë nga Serbia do hyjnë më lirë në tregun e Kosovës, për rreth 10 për qind të çmimit.
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar një vendim të vitit 2016, për masat mbrojtëse antidamping prej 0.02 centë për bllokat standardë 19x19x25 të importuara nga shteti i Serbisë.
Dampingu nënkupton importin e mallrave në Kosovë, me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum në kushtet normale të tregut në vendin eksportues.
Shfuqizimi i kësaj mase për prodhuesit vendorë të materialeve ndërtimore, përveç zvogëlimit të sasisë së prodhimit, do ndërpresë edhe investimet e reja, thotë Ilir Dula, zëvendësdrejtor në kompaninë “Rizam Holding” në Prizren.
“Rizam Holding” aktualisht prodhon 12 milionë blloka gjatë një viti dhe numëron 75 punëtorë.
“Ka ndikim negativ sepse po dëmtohemi, pasi Serbia ka subvencione nga shteti i vetë dhe ka mundësi që të prodhojë edhe për tregun e Kosovës. Me këto masa ne jemi mbrojtur. Tash me heqjen, neve na shkatërron investimet që i kemi bërë vetë, e mos të flasim për investime të reja. Normal që numri i bllokave do të zvogëlohet sepse tregtari që ka depo materiali, furnizohet me çmime më të ulta dhe njerëzit i blejnë me çmim më të lirë, nuk i intereson prodhuesi”, tha Dula.
Çmimi i një blloku ndërtimor me shumicë, kushton rreth 22 centë, varësisht nga kompania prodhuese ndërsa më pakicë, deri në 25 centë.
Përveç, uljes së sasisë së prodhimit të blloqeve ndërtimore, rrezikohet edhe ulja e numrit të punëtorëve, thotë Ejup Maloku, pronar i kompanisë “Apollonia”.
“Neve na detyrojnë për këto, sepse kompanitë serbe na pengojnë në shitje. Në moment që nuk shiten, mbushen depot dhe duhet të zvogëlojmë prodhimin. Kur nuk shitet produkti, ndikon te punëtorët dhe pagat”, tha Maloku.
Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, Mustafë Borovci, njëherësh pronar i kompanisë “Brickos” në Gjilan, shprehet se me shfuqizimin e kësaj mase, prodhuesit vendor; i vë në konkurrencë të ashpër me prodhuesit e Serbisë, të cilët sipas tij, subvencionohen në forma të ndryshme nga shteti i tyre. Borovci thotë se gjatë pesë vjet;ve sa ka qenë në fuqi kjo masë, është përmirësuar dukshëm situata financiare e kësaj industrie.
Sipas Borovcit, në Kosovë operojnë tetë kompani për prodhimin e blloqeve ndërtimore me rreth 1200 punëtorë.
“Blloku i Serbisë do të jetë më i lirë për 0.02 centë në tregun e Kosovës. Kjo do të reflektojë shumë, sepse për të kuptuar vlerën e 0.02 centëve është rreth 10 për qind e vlerës se një blloku. Me vetë faktin se një pjesë e tregut të Kosovës i jepet një vendi fqinj dhe rrezikohen disa nga prodhuesit vendorë të bllokave, mendoj se kjo është tregues i mjaftueshëm për rëndësinë që masa të mbetet në fuqi. Nuk di se pse duhet të mirëmbahet industria e një vendi fqinj dhe të rrezikohet e industria e Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, Boban Markoviq, drejtor në kompaninë e bllokave ‘Mladost’ nga Leskovci, thotë se kur është vendosur taksa prej 2 centëve, vite me parë, uli ndjeshëm vëllimin e shitjeve të produkteve tyre në Kosovë. Taksa 100 për qind pastaj e ndërpreu eksportin e tyre ne Kosovë, kështu që kjo kompani u detyrua të kërkojë disa tregje të reja për të zëvendësuar tregun kosovar.
“Me heqjen e taksës 100 për qind, taksa prej 2 centësh mbeti dhe vazhdoi të ketë një efekt destimulues në shitjen e produkteve tona në vitin e kaluar. Për momentin, heqja e taksës do të thotë shumë, por ne nuk mund ta dimë efektin e saktë. Do ta dimë efektin vitin e ardhshëm, kur do të bëjmë kontrata dhe do të planifikojmë mallra më të mëdha për këtë treg, pasi nuk ka më barriera administrative për eksportet“, thotë Markoviq.
Në sqarimin publik të Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë për shfuqizimin e kësaj mase, thuhet që sipas Ligjit për masat antidamping dhe kundërbalancuese, “çdo detyrim përfundimtar antidamping apo kundërbalancues duhet të skadojë, pas një maksimumi prej pesë vjetësh nga vendosja e tij”.
“Prandaj duke i marrë parasysh të gjitha këto veprime është shfuqizuar vendimi, sepse me datë 07.07.2021, sipas afateve ligjore, janë bërë pesë vjet të zbatimit të kësaj mase”, thuhet në sqarimin e MTI-së.
Shoqata e Prodhuesve të Materialit Ndërtimor nga Argjila, kanë dërguar kërkesë në Ministri të Tregtisë, që masa antidamping të vazhdohet, tregon Borovci.
“Pas shfuqizimit të vendimit, ne kemi dërguar kërkesën më 28.07.2021, për vendosjen e masës se re. Dhe po shpresojmë se ata do të analizojnë edhe një herë këtë punë dhe të vendosin një masë tjetër e cila mund të jetë aq sa ka qenë në pesë vjetët e fundit apo edhe më e lartë. Kërkesa jonë është që ajo të jetë 0.02 centë e më lartë për një bllok”, thotë Borovci.
Masat mbrojtëse janë të domosdoshme, vlerëson edhe kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi.
“Në këtë rast, qeveria duhet me urgjencë të analizojë efektin që mund të ketë heqja e kësaj mase, sepse mund të dëmtojë shumë këtë sektor, i cili ka marrë veten, falë mbrojtjes që i ka bërë shteti para pesë vjetësh. Dhe në rast se shfuqizimi i vendimit po dëmton bizneset, qeveria ose duhet të përkrahë në mënyrë financiare këto biznese, apo të fillojë zbatimin e masave antidamping”, shprehet ai.
Në ministri, thonë se janë duke e përcjellë për së afërmi sektorin e prodhimit të materialit ndërtimor me bazë argjilore dhe se janë duke analizuar importin dhe çmimet e shitjes së produktit në fjalë nga Serbia dhe se së shpejti do të dalin me analiza konkrete. Nëse konstatohet se vazhdon çmimi damping në tregun e Kosovës, ministria do të vendosë përsëri masën mbrojtëse për blloqet nga Serbia.
Ndaj largimit të masës mbrojtëse për materialet ndërtimore nga Serbia, kanë reaguar edhe partitë opozitare. Sipas tyre është i papranueshëm arsyetimi i qeverisë, se afati i vendimit të vitit 2016 ka skaduar dhe se do të bëjnë një hetim tjetër për të vendosur prapë këtë masë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht