Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ekziston një gjë me të cilën ai pajtohet me presidentin rus Vladimir Putin, dhe kjo është deklarata se marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë të këqija.
“Kjo është ndoshta e vetmja gjë që unë pajtohem me vetë presidentin Putin”, ishte përgjigjja e Blinken në pyetjen e Fox News nëse ai pajtohej me mendimin e presidentit rus se marrëdhëniet Rusi-Amerikë ishin në nivelin më të ulët në disa vitet e fundit.
Pavarësisht kësaj, Blinken gjithashtu tha se presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, do të përpiqet të gjejë sfera në të cilat është e mundur të arrihet bashkëpunim me Rusinë në takimin e ardhshëm me Putin në Gjenevë.
Duke folur për pritjet nga takimi, Blinken tha se Moska dhe Uashingtoni po përpiqen të ulin retorikën negative, por që “nuk duhet mashtruar për këtë çështje”.
Ai gjithashtu deklaroi pritjet kryesore nga takimi me presidentin amerikan – vendosja e një dialogu të drejtpërdrejtë dhe krijimi i një mekanizmi që funksionon me të vërtetë në fusha të shumta për të cilat ka interes të përbashkët. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë