Site icon Telegrafi

“Blindohet” Singapori, limuzina e Kim Jong-un eskortohet nga 40 motoçikleta dhe vetura (Foto/Video)

Kolona prej më shumë se 20 motoçikleta dhe 20 vetura të policisë dhe ato diplomatike, kanë përcjellë limuzinën e liderit koreanoverior Kim Jong-un i cili sot aterroi në Singapor, ku gjatë samitit të shumëpritur do të qëndrojë në hotelin Saint Regis.

Me të mbërritur në Singapor, Kim Jong-un është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme Vivian Balakrishan, transmeton Telegrafi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Singaporit, ka njoftuar më herët që Kim do të takohet me kryeministrin e këtij vendi Li Hsijen Lung.

Lexo po ashtu Njësitet e fshehta më të rrezikshme në botë: Ata i kryejnë detyrat më të rënda, dhe vetëm të përzgjedhurit e dinë se çfarë bëjnë (Video)

Ndërkaq të martën pritet të filloj samiti historik ku do të takohen Kim dhe presidenti amerikan Donald Trump, kur ky takim pritet të zhvillohet në hotelin “Singapor Kapela”. /Telegrafi/

Exit mobile version