LAJMI I FUNDIT:

Bleu Audi R8 të bllokuar, nuk po mund ta kryej as intervenimin më të vogël (Video)

Bleu Audi R8 të bllokuar, nuk po mund ta kryej as intervenimin më të vogël (Video)

Ky mund të jeti R8 më i lirë ndonjëherë

Është realitet i hidhur, që shumë njerëz nuk mund ta blejnë veturën e ëndrrave, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të plotësohet pjesërisht, nëse gjendet e dëmtuar apo në ndonjë gjendje të pazakontë dhe të shitet lirë. Por, duhet pasur të ardhura të mira, apo aftësitë e duhura për ta riparuar.


I njohur vetëm si Samcras, që ka një kanal në YouTube, e ka blerë veturën e tij të ëndrrave që është një Audi R8, modeli më i lirë që është shitur ndonjëherë.

Makina e prodhuar më 2010, që i përket gjeneratë së parë të R8, i ka disa të gërvishtura në pjesën e jashtme, por është krejtësisht e bllokuar.

Megjithëse ia sollën në shtëpi dhe e futi deri në garazh, ai nuk po mund ta krej as intervenimin më të vogël, sepse nuk po i hapet kapaku i përparmë.

Gjendja e tillë pritet të vazhdojë edhe më tutje, sepse sistemi i Audi R8 mund te zhbllokohet vetëm në pikat kryesore të shërbimit për klient, që kushtojnë mjaft shtrenjtë. /Telegrafi/