LAJMI I FUNDIT:

Blero bëhet edhe ‘kamarier’ për Afronën, tregon kujdes maksimal për të fejuarën në pushime

Blero bëhet edhe ‘kamarier’ për Afronën, tregon kujdes maksimal për të fejuarën në pushime
Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur Blero, dhe e fejuara e tij, Afrona Dika janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Marok.

Ata janë duke qëndruar në kryeqytetin e Marokut, në Marrakesh.

https://www.instagram.com/p/Bj6-96AFeIV


Çifti kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga çastet e bukura që po kalojnë së bashku atje.

Duket se këngëtari Bleri e trajton mjaft mirë dhe me ëmbëlsi të fejuarën e tij.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq këngëtarin teksa i shërben asaj një pije me tabaka në plazh.

Foto: Afrona Dika/InstaStory

“Të dua, kamerieri më i mirë në botë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, çifti kanë tash e sa vite që janë të fejuar, ndërsa nuk kanë bërë ende të ditur nëse kanë në plan organizimin e një dasme. /Telegrafi/