Blerim Xhemaili duket se është përshtatur shumë mirë në MLS ligën amerikane.

Futbollisti ka qenë protagonist kryesor në barazimin e skuadrës së tij Montreal Impact kundër Olrando City me rezultat 3-3.


Mesfushori shqiptar realizoi një gol në minutën e 16 ndërsa në pjesën e dytë asistoi për Piattin, i cili shënoi dy herë në këtë takim.

Theksojmë se ky ishte goli i dytë i Xhemailit në Montreal, ndërsa ka realizuar edhe po aq asistime deri më tani. /Telegrafi/

telegrafi sport app