Bleona Qereti vazhdon të tregojë linjat atraktive trupore nga xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja Bleona Qereti është në përgatitje e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.
Kënga e saj e re titullohet “Haters” dhe do të publikohet më datë 1 mars edhe me klip.
Këto ditë, këngëtarja ka kryer xhirimet e klipit, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese.

Disa nga fotografitë e prapaskenave, ajo i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

E veshur me një kostum të shkurtër prej argjendi, Bleona dukej e shkëlqyer teksa bënte për vete fansat me dukje ne saj.
Këngëtarja e cila jeton dhe vepron në ShBA vazhdon të jetë në top formë dhe hsumë e komentuar nga fansat për paraqitjet e saj atraktive. /Telegrafi/



Nga
Telegrafi
19/02/2020
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































