Argjentinasi, i transferuar këtë verë nga United te Paris SG, nuk ka rikuperuar akoma formën maksimale pas një dëmtimit të pësuar në kofshë. Blanc, megjithatë, ka thënë se Di Maria po përparon me rikuperimin e tij dhe mund të grumbullohet me skuadrën për ndeshjen e sotme, transmeton Telegrafi.

“Ka punuar shumë mirë gjatë dy javëve të fundit”, ka thënë Blanc, duke shtuar se “Ka bërë një progres të ndjeshëm dhe do të flas nesër me të për sa i takon mundësisë së aktivizmit”.


Ndërkohë, mbetet akoma e paqartë situata e Thiago Mottas, i cili ka thënë në javët e kaluara se donte të largohej, por që tani pret të nënshkruajë një kontratë të re. “E mbështes Mottan 100%. Shpresoj që të qëndrojë me në”, ka përfunduar Blanc. /Telegrafi// 

telegrafi sport app