Phoenix Phenom ka dërguar një akuzë për plagjiaturë në drejtim të grupit, duke supozuar se ritmi dhe tekstet nga albumi i saj “Boom Dynamite” ishin kopjuar në hitin e vitit 2009 të Black Eyed Peas.

Phenom, emri i vërtetë i të cilës është Ebony Latrice Batts, thotë se ajo e kishte dërguar hitin ‘Boom Dynamite’ në Interscope Records pasi kompania muzikore ishte interesuar për disa realizime të saj, ndërsa më pas kënga është kopjuar nga grupi Black Eyed Peas, që po ashtu xhiron në këtë kompani./Telegrafi/