LAJMI I FUNDIT:

Biznesi vendor shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit

Biznesi vendor shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit

Përmirësimi i politikës fiskale, informaliteti dhe problemet me energjisë ishin disa nga temat kryesore që kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka  diskutuar në takime të ndara me delegacionin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) dhe delegacionin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK).

Ministri Lluka ka njoftuar delegacionet e AKB-së dhe KPK-së me prioritetet e MZHE-së, me ç’rast ka ritheksuar se mbështetja e bizneseve vendore përbën një prioritet të lartë dhe shtoi se në këtë linjë, bashkëpunimi me asociacionet e biznesit është shumë i nevojshëm.

Duke diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet biznesi vendor, Ministri Lluka dhe kreu i AKB-së, Agim Shahini janë pajtuar se duhet të punohet më shumë për qasje më të mirë në energji dhe eliminimin e barrierave për prodhuesit.


Ndërkaq, në takimin që i pari i MZHE-së pati me delegacionin e KPK-së, u shqyrtua mundësia thellimit të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të sektorit të prodhimit, fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova dhe nevoja e eliminimit të barrierave.

Ministri Lluka u tha të dy delegacioneve se te MZHE do të gjejnë partnerin e tyre institucional, për të adresuar të gjitha shqetësimet e bizneseve, të cilat pastaj do të trajtohen konform kornizës ligjore dhe institucionale, pasi konsideron se biznesi vendor është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori