Dilemat për largim të një pjese të punëtorëve nga vendi, nga 1 janar i 2024-s, kur është paraparë të liberalizohen vizat, kanë shtyrë bizneset që të gjejnë alternativa të tjera në mënyrë që të mos mbesin pa staf.
Shumë kompani po merren me procedurat e rekrutimit të punëtorëve nga vendet aziatike si Bangladeshi e Nepali.
“Disa biznese veçse kanë filluar të kontraktojnë edhe punëtorë jashtë vendit, e sidomos pjesa e bizneseve të gastronomisë”, tha për RTK-në Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se nga janari 2022 deri në qershor të këtij viti, kanë aprovuar 381 viza pune, ndërsa 165 janë refuzuar.
“Më së shumti kërkesa për viza pune në Kosovë janë pranuar nga Bangladeshi, India, Nepali, Egjipti, Filipinet, Pakistani dhe Bosnja”, kanë thënë nga MJD.
Megjithatë, punësimi i të huajve nuk do të jetë një zgjidhje afatgjate për bizneset.
“Duke u bazuar në ligjin nr.04/L-205 për Agjencinë e Punësimit të Kosovës, Agjencia ka mandat të lëshojë vetëm leje pune afatshkurtra për të huajt, deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditëve brenda 1 viti”.
“Kosova nuk ka ndonjë ligj të veçantë për këtë çështje sa i përket ardhjes së punëtorëve nga jashtë”, tha Sami Istrefi, njohës i çështjeve juridike.
Por, si shkojnë procedurat për rekrutimin e këtyre punëtorëve tregoi Zana Beqiri, drejtoreshë ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
“Migrimi afatshkurtër është i mundshëm. Është i mundshëm edhe natyralizimi, pastaj bashkimi familjar dhe është i mundshëm edhe migrimi për çështje ekonomike dhe biznesore. Por në të shumtën e rasteve po shohim se binzeset po i pajisin punëtorët nga jashtë me vizë afatgjatë për biznes dhe me leje qëndrimi, e cila ua garanton edhe lejen e punës”, tha ajo.
Bizneset disa herë kanë ngritur shqetësime se po u rrezikohet funksionimi në mungesë të stafit. Ato druajnë se pas janarit do të jenë në krizë për punëtorë, andaj punësimi i të huajve shihet si zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025