LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në SHBA

Bislimi: Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në SHBA

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Bislimit, ai është duke zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues të ndërmarrjeve.

“Kryeministri Kurti është duke zhvilluar takime të rëndësishme në SHBA me udhëheqës shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve me renome ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave dhe komunitetin shqiptaro-amerikan. Një vizitë e kësaj natyre shkon përtej partneriteti politik që e kemi gëzuar Kosova dhe SHBA ndër vite duke i dhënë asaj edhe tri dimensione tjera”, tha Bislimi gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.


Ai thekson se mundësia e bashkëpunimit është rrafshin e investimeve të huaja direkte.

“Mundësia e bashkëpunimit në rrafshin e investimeve të huaja direkte dhe punësimit në vend. Kosova duhet të trajtojë mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë amerikane për të sjellë investime dhe vende pune në Kosovë. Kryeministri Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në SHBA”, theksoi ai.

Bislimi shton se diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme.

“Duke marrë parasysh që kompanitë amerikane janë inovatorët e parë në fushën e teknologjisë informative dhe duke e marrë parasysh potecinalin që Kosova ka në këtë fushë, mundësitë janë reale që të sjellim në Kosovë njohurit më të reja në fushën e teknologjisë informative dhe të bëjmë lidhjen me tregun e SHBA dhe vendeve të tjera ku operojnë këto kompani. Diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme, që kanë luajtur rol të madh në çlirimin e vendit dhe vazhdojnë të kontribuojnë në vend”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Ish ministri Çeku: Nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë

Ish ministri Çeku: Nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë

Ekonomi
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ekonomi
Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Ekonomi
Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Kalo në kategori