Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se për katër vitet e ardhshme Bashkimi Evropian (BE) i ka ndarë 6 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku 882 milionë euro mund të jenë për Kosovën kur të plotësohen reformat e dakorduara.
Ai pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media bëri të ditur se sot kanë aprovuar agjendën e reformave në kuadër të planit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Ky plan ka për qëllim që vendin tonë ta sjellë më afër Bashkimit Evropian duke na ndihmuar në nxitjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike si dhe qasjen në tregun unik të BE-së. Për katër vitet ardhshme janë bërë të disponueshme nga Komisioni Evropian edhe 6 miliardë euro për gjashtë vendet e rajonit. Kosova mund të përfitojë rreth 882 milionë. Këto fonde të destinuara për vendin tonë arrihen kur ne i plotësojmë reformat që jemi dakorduar me Komisionin Evropian”, ka thënë Bislimi.
Bislimi tha se: “Nga kjo shumë rreth 253 milionë euro janë grante kurse pjesa tjetër janë hua afatgjate…kjo nënkupton që këto hua të kthehen pas 10 viteve dhe atë me normë jashtëzakonisht atraktive të interesit dhe kthehen për një periudhë 40 vjeçare”.
Bislimi po ashtu shtoi se në mesin e reformave të dakorduara bëjnë pjesë përforcimi i administratës, organizimi i ministrive të linjës, plotësimi i kornizës ligjore të prokurimit, siguria kibernetike, forcimi i zbatimit të kornizës legjislative, të drejtat e komuniteteve joshumicë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Rripi i gjelbër me drunj për banoret Grabovcit
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi