Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot, e ka cilësuar si skandaloze kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndarë nga buxheti i shtetit rreth 116 mijë euro për paga dhe mëditje të komisionerëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
Bislimi kërkoi nga Qeveria që ta miratojë vetëm një pjesë të kërkesës, atë për mallra dhe shërbime, ndërsa të mos ndahet buxhet për paga dhe mëditje shtesë për anëtarët e KQZ-së të cilët do të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve.
“Një kërkesë që na ka ardhë nga Komisioni Qendror Zgjedhor, na ka ardhë më 14 shkurt, të premten, dhe e kemi pasur të pamundur që të trajtojmë me prioritet. Ka të bëjë me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë. Duhet cekur se kërkesa e përgjithshme e KQZ-së bashkë me PZAP-in mbërrin shifrën e 510 mijë eurove, prej të cilave kërkesa për mallra dhe shërbime është në vlerë prej 394 mijë e 447 euro, ndërsa vlera e përbashkët që përfshijnë pagat dhe mëditjet janë 116 mijë euro. Ne si ministri jemi skandalizu, me formulimin e kërkesës. Kërkesa është për 60 për qind të mëditjeve shtesë. Jo vetëm që është kërkesë e paligjshme, por e pakuptueshme për nivelin e angazhimit që ka”, u shpreh Bislimi.
Ai tha gjithashtu se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë për të zgjedhur kryetarin e Podujevës, e jo për të pasuruar anëtarët e KQZ-së.
“Jam i qartë që KQZ-ja është institucion autonom, por duhet të përdoret për forcimin e institucionit, jo me zhvat. Mëditjet shtesë kërkohen për tre muaj, deri në mes të marsit. Zgjedhjet në Podujevë janë duke u mbajt për me zgjedh kryetarin e Podujevës, e jo për të pasuruar anëtarët e KQZ-së. Është skandaloze kërkesa për me iu nda mëditje për tre muaj, kur vetëm një ditë do të mbahen zgjedhjet dhe një ditë balotazhi”, tha Bislimi në mbledhjen e Qeverisë.
E një kërkesë e tillë u kundërshtua nga zëvendësministri, Avdullah Hoti.
Hoti tha se KQZ-ja është institucion i pavarur, dhe Qeveria duhet të ofrojë të gjitha resurset e veta për të mundësuar që ata ta kryejnë detyrën e tyre gjatë zgjedhjeve.
“E dëgjova me kujdes ministrin e Financave. Kujdesin për paratë publike nga ana juaj nuk e vë në dyshim. Tash ju e keni përgjegjësinë të veproni si agjent fiskal, që shpenzimi i çdo euroje të bëhet në përputhje me rregulloren, meqë KQZ-ja është e pavarur nga Qeveria dhe ne duhet të ofrojmë të gjitha resurset, që ata ta kryejnë punën e tyre siç duhet. Ju keni për detyrë që të kujdeseni që çdo cent të shpenzohet në përputhje me rregulloren. Jam ta mbështesim kërkesën e KQZ-së”, u shpreh Hoti.
Gjatë votimit në miratimin e këtij vendimi abstenuan zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, si dhe katër ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës: Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Anton Çuni dhe Besian Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?