LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Aplikimi për anëtarësim në KiE u bë në koordinim me miqtë tanë – besojmë që do ta mbështesin të gjitha vendet anëtare

Bislimi: Aplikimi për anëtarësim në KiE u bë në koordinim me miqtë tanë – besojmë që do ta mbështesin të gjitha vendet anëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bislimi tha se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

“Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm përpara me rastin e dorëzimit të aplikimit në Këshillin e Evropës. Pas anëtarësimit qytetarët tanë do të kenë edhe një instancë evropiane për t’ i adresuar çështjet e tyre”, tha Bislimi.


Zëvendëskryeministri u shpreh se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE është bërë në koordim të plot me miqtë dhe partnerët tanë.

“Dorëzimi i aplikacionit është bërë në koordinim me miqtë dhe partnerët e Kosovës”, tha Bislimi.

Bislimi u shpreh optimist se të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës përfshirë edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, do ta përkrahin këtë rrugëtim të shtetit tonë.

“Ne besojmë fuqishëm se të gjitha vendet e KiE që e kanë njohur Kosovën do ta mbështesin këtë rrugëtim. Besojmë që edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do të dëshmojnë që nuk kanë asnjë interes në pengimin e këtij rrugëtim të shtetit tonë”, tha Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori