Sot është një ditë e veçantë për familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo për shkak se babai i saj, Dukagjin Lipa po feston ditëlindje dhe nuk ka munguar një urim publik nga ana e artistes së famshme.


Dua postoi disa fotografi ku shihet përkrah Dukagjinit, ndërsa në mbishkrimi ka uruar të atin për ditëlindje.

dualipa 275101063 987295708874755 2600159996980183142 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“Urime ditëlindja binjaku im”, ka shkruar 26-vjeçarja në urimin e saj në Instagrami, që u pasua me shumë komente nga ana e miqve dhe fansave të shumtë.

Kujtojmë që ylli i muzikës ndërkombëtare vazhdimisht ka treguar sesa e lidhur është me familjen, të cilët qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj.

dualipa 275188752 656162435617394 5288741623665617459 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Në gushtë të vitit që lamë pas familja Lipa shijuan pushimet veror në Jugun e Shqipërisë bashkë me shoqërinë e tyre.

Ndërkohë, aktualisht Dua ndodhet në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, që nisi më 9 shkurt në Miami. /Telegrafi/  

dualipa 275176516 1010850859839263 4344811082096571398 n Foto: Dua Lipa/Instagram