LAJMI I FUNDIT:

Bildt: Një shkëndijë në Shkup mund ta ndezë Ballkanin

Bildt: Një shkëndijë në Shkup mund ta ndezë Ballkanin
Swedish Minister for Foreign Affairs Carl Bildt talks with Kosovar Prime Minister following their meeting in Pristina on July 2, 2013 AFP PHOTO / ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)

Diplomati suedez, Carl Bildt, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, i ka kushtuar një analizë rajonit në fjalë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bild vlerëson se situata gjeopolitike në Ballkan nuk duhet të jetë një befasi pasi që rajoni vazhdimisht ka qenë i paqëndrueshëm, që nga ikja e perandorisë Ottomane në shekullin e kaluar, duke shtuar se pas kësaj periudhe në Ballkan u tentuan të krijohen shtete kombëtare moderne. Sipas tij, nacionalizmi vazhdimisht është përplasur me mozaikun e jetës civile në rajon, duke ndezur konfliktet njëri pas tjetrit.

Duke mos i lënë anash zhvillimet politike pas rënies së ish-Jugosllavisë, luftërat nga Kroacia e deri në Kosovë dhe krimet e rënda, si ai i Srebrenicës, Bild vlerëson se premtimi i BE-së në Samitin e Selanikit, më 2003, për ta futur tërë Ballkanin në BE, duket i vështirë për t’u mbajtur. Kjo, sipas tij, arsyetohet me faktin se me ardhjen e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Evropian, u bë e ditur se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, diçka që diplomati suedez e konsideron si shkatërrimtare.


Megjithëse Bildt nuk beson që do të ketë luftë në Ballkan, ripësëritja e pyetjes nëse do të ndodhë një gjë e këtillë ka filluar ta shqetësojë suedezin, pasi që në analizën e tij përmend fillimin e Luftës së Parë Botërore me vrasjen e Franz Ferdinand-it të Austrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të angazhuarin e dikurshëm të BE-së dhe OKB-së në Bosnjë, rajoni sot është duke u bërë më i ndezshëm dhe një shkëndijë mund të ndizet, sipas tij, kësaj rradhe në Shkup.

Prandaj, Carl Bildt propozon që BE-ja të demonstrojë vullnetin për të vepruar, për të përshpejtuar integrimet evropiane të Ballkanit. Madje, Bildt propozon forca evropiane në rajon që do të bëjnë manovra ushtarake.

Bildt thotë se BE-ja duhet të zgjerohet më tej dhe se duhet të angazhohet politikisht në rajon, fillimisht përmes ndërmjetësimit në çështjet kufitare. Diplomati suedez kërkon nga BE-ja që të përballet me problemet në Ballkan, ose ta lejojë vet rajonin të merret me këto probleme. Analizën e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/