BIK njofton se ka lansuar takvimin për iOS dhe Android

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë se ka lansuar takvimin për iOS dhe Android.
BIK ka njoftuar se ky takvim përmban informacione të rëndësishme për besimtarët, duke përfshirë kohët e namazeve si dhe festat fetare islame.
“Ky takvim përmban informacione të rëndësishme për besimtarët, duke përfshirë kohët e namazeve, festat fetare islame, si dhe ngjarje të tjera të rëndësishme fetare. Takvimi është dizajnuar për t’iu ndihmuar besimtarëve në planifikimin e aktiviteteve të tyre fetare gjatë vitit, duke ofruar kështu informacione të sakta dhe të besueshme. Takvimi tanimë është në dispozicion për shkarkim përmes linqeve të poshtëshënuara”, thuhet në njoftim.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































