Bashkësia Islame e Kosovës ka shpërndarë dhurata në vlerë prej 2 mijë e 500 eurove, për fëmijët e SOS Fshatrave në Prishtinë.
Me këtë rast, kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, kërkoi që këta fëmijë të ndihmohen shumë më shumë nga shoqëria, ndërsa paralajmëroi se Bashkësia Islame e Kosovës do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, sidomos në raste të festave, edhe në të ardhmen.
“Sot në shenjë të simbolikës së ditës së Kurban-Bajramit, është edhe kjo ndihmë që kemi ofruar për fshatin SOS, në vlerë për 2 mijë e 500 eurove për fëmijët e strehuar këtu në këtë vend. Dëshiroj të them se është një punë e madhe që po bëhet në këtë fshat. Është një interesim nga stafi që punon në këtë fshat dhe kjo më gëzoi shumë. Fëmijët gëzonin një shëndet jashtëzakonisht të mirë dhe ne si shoqëri duhet të bëjmë me shumë, sepse këta janë fëmijët tanë, të përkujdesemi që të kenë kushte edhe më të mira dhe të punohet edhe më shumë në këtë drejtim dhe të përkrahen edhe më shumë”, tha Tërnava.
Kreu i BIK-ut, ka arsyetuar zgjedhjen e fëmijëve të shtrirë në spitalin e Pediatrisë dhe fëmijët e strehuar në SOS Fshatra, për t’iu ndihmuar për nderë të kësaj feste të madhe.
Shuma për fëmijët e shtrirë në Pediatri dhe ata të strehuar në SOS Fshatra të Kosovës, arrin rreth 10 mijë euro.
“Për njerëzit, për prindërit, për familjet nuk ka diçka me të shenjtë se fëmijët, ndaj shëndeti është mbi të gjitha. Prandaj, kur një familje ka një fëmijë të sëmurë, atëherë dihet se çfarë ndjen ajo familje. Prandaj, ata fëmijë të shtrirë në Pediatri atje, ju i patë edhe kushtet dhe ne deshëm që sado pak të jemi me ata që kanë nevojë me tepër, shëndeti i tyre ka nevojë të përmirësohet, sado pak një impuls të vogël, një buzëqeshje ta shohim në fytyrat e tyre sidomos në këtë ditë të veçantë për gjithë myslimanët që jetojnë anë e kënd globit, në veçanti në Kosovë. Ardhja jonë këtu në veçanti për fëmijët e braktisur vetvetiu flet. Nuk duhet ndonjë koment i madh për të kuptuar përgjigjen pse fëmijët e braktisur, prandaj ne duhet të jemi me ata që janë braktisur”, tha Tërnava.
Ndërsa, Besnik Peci, udhëheqës i kujdesit alternativ pranë SOS Fshatrave të Kosovës, ka falënderuar myftiun Tërnava dhe gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për ndihmën e dhënë.
“Gjithsesi kjo vepër meriton mirënjohje dhe respekt dhe jo vetëm BIK-un, por gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët kanë gjetur kohë dhe vullnet t’i ndihmojnë fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës. Në emër të fëmijëve të SOS Fshatrave të Kosovës i falënderojmë për vullnetin dhe për solidaritetin që kanë treguar në këtë ditë feste”, tha Peci.
Ndryshe, BIK-u në kontinuitet ka qenë në gatishmëri për të ndihmuar SOS Fshatrat, ndërkohë që donacionet janë siguruar nga besimtarët myslimanë, mirëpo ka pasur edhe një donacion nga një shoqatë nga Dubai, të cilët me theks të veçantë kanë dërguar një shumë të konsiderueshme për të cilat kanë sinjalizuar që të jenë dhurata për Kurban-Bajram. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame