Bifteku i parezistueshëm në salcë nga piperi i gjelbër

Aroma e fortë dhe mprehtësia e piperit të gjelbër shkojnë perfekt me copën më të butë të mishit të viçit. Nevojiten:▪ 400 g biftek, ▪ 0,2 dl ajkë e ëmbël, ▪ 30 g piper të gjelbër i bluar trashë apo i shtypur, ▪ 0,1 dl verë e bardhë, ▪ 10 g gjalpë, ▪ kripë, ▪ pak lëng limoni.Përgatitja:
Piqeni biftekun i cili ka qëndruar në temperaturë dhome në skarë dhe hiqeni anash së paku 10 minuta.
Në shporet zieni verën e bardhë me piperin e gjelbër derisa vera të avullojë ndërkaq piper të zbutet.
Ndaras tundni gjalpin me ajkën e ëmbël, shtoni piperin e zbutur, kripën dhe lëngun e limonit.
Biftekun servireni me shtesa nga perimet dhe sipas dëshirës qitni salcë.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































