LAJMI I FUNDIT:

Bie për 30 për qind numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë

Bie për 30 për qind numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë

Dhuna në familje është konsideruar si një plagë e vjetër e shoqërisë, shpesh herë ende e pambyllur, e cila i ka rezistuar zhvillimit që shoqëria ka bërë në mbarë botën, duke mos lënë pas dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë shqiptare.

Edhe pse Kosova si e gjithë bota, po përballet me pandeminë Covid-19, nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje.

Muaji janar dhe shkurt ka qenë më rënd sa i përket numrit të rasteve të dhunës, ndërkaq, sipas raportit të policisë, marsi qëndron më mirë.


Në Policinë e Kosovës gjatë marsit të këtij viti janë raportuar rreth 30 qind më pak raste të dhunës në familje, se gjatë janarit të këtij viti.

Sipas policisë gjatë marsit janë raportuar 58 raste gjithsej, si raste të dhunës në familje në gjithë territorin e vendit tonë.

Ndërsa, në statistikat që policia i ka dërguar Telegrafit, për muajin janar dhe shkurt të po këtij viti, raportohet për një numër shumë më të madh se në mars.

Gjithsej gjatë muajit janar të vitit 2020, policia e Kosovës, ka raportuar se ka pasur 160 raste të dhunës në familje, ku prej tyre 48 raaste kanë qenë në Prishtinë, 24 në Ferizaj, 23 në Pejë e më pak nëpër komuna të tjera.

Po ashtu, sipas statistikave të policisë, në muajin shkurt janë raportuar 149 raste të dhunës në familje, nga të cilat 54 janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë.

Më së shumti raste të dhunës në familje gjatë janarit dhe shkurtit janë raportuar në Prishtinë e Ferizaj, ndërsa më së paku në Mitrovicë, teksa edhe në Pejë ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve të dhunës në familje gjatë dy muajve të parë të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori