LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni, pritet vendim për lehtësim të masave

Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni, pritet vendim për lehtësim të masave

Vala e tretë e coronavirusit po shuhet. Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike pas lehtësimit të masave kufizuese dhe sipas autoriteteve shëndetësore, këtu masa duhet të mbesin në fuqi të paktën edhe një javë.

Edhe dje ashtu siç në ditët e kaluara, u regjistruan numër i vogël i rasteve të reja dhe po ashtu bie edhe numri i të vdekurve si pasojë e virusit. Në pikat vaksinale vaksinimi vazhdoi, ndërsa në Maqedoni mbërrijnë vaksina shtesë për t’u siguruar në vazhdimësi procesi masiv i vaksinimit.

Mbrëmë arritën 38.400 vaksina “AstraZeneca” që u siguruan përmes mekanizmit Kovax, ndërsa sot pritet të arrijnë edhe 100 mijë vaksina kineze si donacion nga ushtria e Kinës.


Dozat e reja të AstraZeneca do të shërbejnë për rivaksinim dhe vaksinim të qytetarëve mbi 60 vjet, ndërsa imunizimit, sipas Filipçes, po zhvillohet mirë dhe deri tani janë vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë prej të cilëve 30 mijë janë të rivaksinuar.

Sipas ministrit Filipçe, ende është herët të hiqet rekomandimi i heqjes së maskave në të hapur, ndërsa për këtë do të bisedohet në fillim të javës së ardhme në mbledhjen me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse.

Siç paralajmëron Filipçe, në mbledhjen e KSI-së të hënën do të shqyrtohen kërkesat e Odës së pavarur hotelerike të cilët propozuan propozime për punë në objektet hotelerike. Ata kërkojnë të hiqet orari i punës, të lejohet të punohet në pjesët e brendshme dhe të mund të merren grupe muzike si dhe të hiqet rekomandimi që në tryezë të ulen vetëm 4 persona.

Filipçe thotë se nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike, megjithatë këto masa duhet të mbesin në fuqi të paktën një javë.

Ndryshe, në Maqedoni momentalisht ka 9.995 raste aktive, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar gjithsej 154.524 pacientë, ku prej tyre 143.427 janë shëruar dhe 5.184 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori