LAJMI I FUNDIT:

Biden lavdëron CIA-në për zbulimin e planeve të Putinit rreth pushtimit të Ukrainës

Biden lavdëron CIA-në për zbulimin e planeve të Putinit rreth pushtimit të Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden falënderoi të premten stafin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për paralajmërimin e botës rreth planeve të presidentit rus, Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën dhe përshëndeti atë që ai e quajti “trimërinë e qetë” të spiunëve të Amerikës.

Duke shënuar 75-vjetorin e CIA-s, Biden tha se ka lidhje tash e 52 vite me këtë shërbim, ku kujtoi kohën si senator i ri ishte pjesë e komitetit të krijuar në vitin 1975 për të hetuar eksperimentet e kontrollit të mendjes dhe abuzimet e tjera nga agjencia, raporton reuters.

Inteligjenca e mbledhur nga CIA kishte ekspozuar planet e Putinit dhe e lejoi Uashingtonin të paralajmëronte vendet e tjera për luftën, tha ai.


“Ishte falë punës së pabesueshme të profesionistëve tanë të inteligjencës që ne ishim në gjendje të paralajmëronim botën se çfarë po planifikonte Vladimir Putin në Ukrainë”, tha ai. “Ekspozimi i lojërave të Putinit hapi një vrimë gjigante në pretendimin dhe diskreditoi gënjeshtrat e tij për atë që ne po bënim në Ukrainë”.

Para pushtimit të Rusisë më 24 shkurt. ndërsa Rusia grumbulloi më shumë se 100 mijë trupa në kufirin ukrainas, Putin akuzoi vazhdimisht Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore për krijimin e qëllimshëm të një skenari për të joshur Moskën në luftë.

Fjalimi i Bidenit ishte një kontrast i fortë me atë të ish-presidentit, Donald Trump, i cili mbajti fjalimin e parë si president në selinë e CIA-s, ku kritikoi mediat e lajmeve dhe kundërshtarët politikë përpara “murit të yjeve” që përkujtonte dhjetëra agjentë të CIA-s, të cilët vdiqën në krye të detyrës.

Ndryshe, Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” ndërsa po vazhdon me sulme në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Bubullimat dhe vetëtimat mbi Londër i bënë njerëzit ‘të shqetësohen se bota po mbaronte’

Evropa
Harris-Trump, publikohen disa rezultate interesante të sondazheve, në prag të debatit presidencial televiziv

Harris-Trump, publikohen disa rezultate interesante të sondazheve, në prag të debatit presidencial televiziv

Amerika
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Berlini mund të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë, thotë ish i dërguari i Kievit në Gjermani

Berlini mund të ndërmjetësojë bisedimet Rusi-Ukrainë, thotë ish i dërguari i Kievit në Gjermani

Botë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Forcat ukrainase në Kursk të Rusisë po përgatiten për një luftë të gjatë – thotë një ekspert

Forcat ukrainase në Kursk të Rusisë po përgatiten për një luftë të gjatë – thotë një ekspert

Botë
Kalo në kategori