Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, pritet të zgjerojë interesat e tij në hapësirë.

Ai pritet të lansojë dy satelitë prototip për një mega-plejadë me brez të gjerë që ai e quan “Project Kuiper”, transmeton Telegrafi.


Bezos po planifikon të vendosë më shumë se 3,200 anije kozmike në vitet e ardhshme për të shpërndarë lidhje interneti kudo në glob.

Ai shpreson të sfidojë Starlinkun e Elon Muskun, që tashmë ofron internet satelitor në shumë vende.

Dy satelitët e vegjël që do të lansohen të premten - KuiperSat-1 dhe KuiperSat-2 - do të testojnë teknologjinë e nevojshme. /Telegrafi/