LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Qeveria teknike nuk duhet të merret me projekte strategjike

Bexheti: Qeveria teknike nuk duhet të merret me projekte strategjike

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për projekt të ri të ndërtimit të rrjetit të gazifikimit të vendit. Këtë hap qeveritar LSDM-ja e konsideron si tender më skandaloz korruptiv që qeveria tenton ta zbatojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në paketën e ligjeve që Kuvendi i miratoi në fund të vitit të kaluar, sipas marrëveshjes së Përzhinos, në asnjë nga këto ligje nuk parashihet që qeveria të mos shpall tendera dhe thirrje publike para zgjedhjeve, përkundër periudhës kur zgjedhjet do të shpallen dhe kuvendi do të shpërndahet.

Megjithatë, akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se nuk është në rregull dhe as e rekomandueshme që një qeveri teknike të disuktojë për çështje strategjike që nuk janë të natyrës teknike.


Më tej, në deklaratën e tij për agjencinë e lajmeve META, Bexheti thotë se nuk është në rregull që kuvendi, në situatën e tanishme të sjell dokumentin më të rëndësishëm për shtetin – buxhetin e vitit 2017.

Bexheti konsideron se me këtë mënyrë pune, pushteti ka qasje joserioze ndaj projekteve kapitale serioze dhe tentojnë që të na shpërqëndrojnë, si analistëve ashtu edhe gazetarët, me qëllim të ngjashëm si para dy vitesh, kur dëshironin ndryshime kushtetuese.

Profesor Konstantin Dimitrov konsideron se tenderi i gazifikimit nuk ka asnjë rëndësi, pasi që procesi do të zgjatë më së paku 6 muaj dhe nuk do të përfundojë para zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori