“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike në Maqedoni

Lidhja social-demokrate (LSDM) në pushtet e ish-kryeministrit, Zoran Zaev, ka nisur një “betejë” të re për sigurimin e dy të tretave apo 80 vota në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për miratimin e Ligjit për prokurorinë publike.
Ky ligj konsiderohet si shumë i rëndësishëm për procesin e integrimit evropian dhe gjatë vizitës së fundit në Shkup, komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, kishte apeluar që ligji të miratohet nga përbërja aktuale parlamentare, e cila pritet të shpërndahet më 11 shkurt, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill.
Për shkak të kundërshtimit të opozitës maqedonase, LSDM-ja është në kërkim të mbështetjes nga partitë tjera politike, përfshirë tetë deputetët e larguar nga OBRM-PDUKM-ja, të cilët tani veprojnë si të pavarur dhe nga opozita shqiptare. Nëse merr mbështetjen e të gjitha këtyre partive, Zoran Zaev mund të llogarisë në 81 vota, të cilat kishte arritur të sigurojë edhe për ndryshimet kushtetuese për ndërrimin e emrit të shtetit, më 11 janar të vitit 2019.
“Besoj se do të arrijmë zgjidhje, por dikush që nuk dëshiron që të arrihet zgjidhje përdor fjalor të ndryshim që të pamundësojë kapërcimin e dallimeve. Unë vazhdoj kontaktet me të tjerët dhe këtu para se gjithash kam parasysh tetë deputetët e pavarur. Pra, ligjin do ta miratojmë, ai është sistemor, ligj strukturor me të cilin rrumbullaksojmë pakon e reformave në sistemin e drejtësisë. Zgjidhja siguron kornizë serioze se si duhet të veprojnë prokurorët publikë. Të gjithë në shtet do të kenë trajtim të barabartë para ligjit pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Për qeverinë, OBRM-PDUKM-ja me refuzimin e ligjit tenton t’i ikë rasteve që janë ngritur nga ish-Prokuroria Speciale, e që tani pas shuarjes së saj kanë kaluar në Prokurorinë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për opozitën, qeveria nuk është e gatshme për themelimin e një institucion cilësor, i cili nuk do t’i mbyllë sytë para krimit.
“Ne kemi nevojë për ligj evropian. Reforma duhet të kenë gjithandej në Maqedoni (të Veriut) dhe në këtë periudhë do ta kalojmë në bisedime dhe negociata me LSDM-në, por assesi nuk do të lejojmë miratim të ligjeve me intriga që Zoran Zaev sërish të shantazojë, të kurdisë procese të montuara, të mbrojë strukturat kriminale të LSDM-së e kështu me radhë. OBRM-PDUKM-ja nuk mund të marrë përgjegjësi vetëm sepse Zaev dëshiron të miratojë ligj për interesat e tija politike”, ka deklaruar Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Në refuzimin e opozitës për miratimin e Ligjit të prokurorisë, qeveria sheh përpjekje “për të mbrojtur kriminelët nga radhët e OBRM-PDUKM”. Ndërkohë, OBRM-PDUKM-ja kundërshton zgjidhjet personale të propozuara nga LSDM-ja, së pari mbështetjen për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, e cila po gjykohet për rastin “Reketi”, por edhe propozimi që Vilma Ruskovska të drejtojë prokurorinë e re e cila duhet të zëvendësojë Prokurorinë Speciale.
Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spsovski ndërkohë i ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë gjithçka të mundur për miratimin e ligjit me qëllimin realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.
“Do të bëjmë gjithçka që në periudhën në vazhdim të gjithë së bashku, të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje me qëllimin e vetëm që të realizojmë qëllimet tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian#, ka deklaruar Spasovski, i cili në krye të qeverisë erdhi pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, bazuar në Ligjin për qeverinë teknike, e cila prioritet kryesor do të ketë organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?