Beteja e Jada Pinkett Smith me alopecinë – Aktorja ishte ‘e tmerruar’ kur filloi t’i humbiste flokët në vitin 2018

Gruaja e Will Smith, Jada Pinkett Smith, ishte ‘e tmerruar’ pasi humbi ‘grushte flokësh’ gjatë betejës së saj me çrregullimin autoimun alopecia – përpara se të vendoste të rruante kokën në një ‘thirrje shpirtërore’ verën e kaluar.
Aktorja 50-vjeçare u bë temë shakaje nga prezantuesi i “Oscars”, Chris Rock i cili shikoi Pinkett Smith dhe tha me shaka se ai, “mezi po pret për GI Jane 2”, duke tallur mungesën e saj të flokëve që të kujton disi Demi Moore në filmin e vitit 1997 “GI Jane”.
Kjo bëri që bashkëshorti i saj Will Smith të dilte në skenë dhe t’i jepte një shuplakë Rock-ut, më vonë duke i bërtitur nga vendi i tij: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.
Është e paqartë nëse Rock ishte në dijeni të historisë së sëmundjes së Pinkett Smith me alopeci përpara se të bënte shaka në Teatrin Dolby të dielën në mbrëmje.
Jada foli fillimisht për trajtimin e alopecisë gjatë një episodi të vitit 2018 të emisionit të saj në Facebook Watch “Red Table Talk”.
Në atë kohë, ajo i mbajti lotët teksa tha: “Kam pasur probleme me rënien e flokëve. Ishte e frikshme kur filloi për herë të parë. Unë isha në dush një ditë dhe kisha disa grushti flokësh në duar dhe isha sikur, ‘Oh zot, a do të bëhem tullace’”.
Bukuroshja e lindur në Baltimore – e cila tha se “ndihej si një mbretëreshë me flokët e mbështjellë” – kujtoi një kohë kur njerëzit e pyesnin nëse ajo kishte bërë diçka, sepse flokët e saj dikur ishin shumë të trashë.
“Kam bërë çdo lloj testi. Ata nuk e dinë pse. Njerëzit thonë stresi. ‘Ju keni alopeci’, Fuqia më e lartë merr kaq shumë nga njerëzit. Këtu janë njerëz që kanë kancer, njerëz që kanë fëmijë të sëmurë”, shpjegoi Jada.
“Unë shikoj fuqinë më të lartë që merr gjërat çdo ditë dhe, mjerisht, nëse fuqia më e lartë dëshiron t’ju marrë flokët. ‘Kjo është ajo? Zot, i do flokët e mi?’. Kur e shikova nga ai këndvështrim, me të vërtetë më qetësoi”.
“Unë po marr injeksionet e mia të vogla steroide, dhe ato duket se po ndihmojnë, nuk shërojnë, por duket se po ndihmojnë, por unë jam e hapur për ide të tjera,” tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës