LAJMI I FUNDIT:

Beta –karoteni mbron nga dielli

Beta –karoteni mbron nga dielli

Marrja e përditshme e preparateve të beta-karotenit së paku për një periudhë kohore prej dhjetë javësh, zvogëlon rrezikun për djegie të lëkurës nga rrezet e diellit, pohon një studim i ri.

Shkencëtarët kanë analizuar rezultatet e shtatë studimeve klinike. Analizat kanë treguar se preparat e beta-karotenit ofrojnë mbrojtje ekuivalente me kremrat për rrezitje me faktor mbrojtës 4.

Shkencëtarët pohojnë se preparatet e beta-karotenit në asnjë mënyrë nuk i zëvendësojnë kremrat për rrezitje, por ofrojnë mbrojtje shtesë nga rrezet e dëmshme të diellit.