Modelja italiane, Claudia Romani, kohë më parë është tërhequr nga modelimi për t’u bërë – arbitre futbolli. Megjithatë, 32-vjeçarja vazhdon të kujdeset për trupin e saj, format dhe ngjyrën e lëkurës.

Që nga viti 2010, ajo jeton në Miami të Floridës, ku edhe është fotografuar duke e shijuar motin e mirë.


Si fotomodele, Claudia ka zbukuruar ballinat e revistave kryesore, ndërsa në vitin 2006 ishte përfshirë në listën e FHM për 100 femrat më seksi në botë.

Bukuroshja madje ka mposhtur Adriana Liman dhe Naomi Campbellin në garën e faqes së VH1 duke u shpallur ‘Miss bikini’.

Megjithatë, përkundër këtyre sukseseve, Romani vendosi të jepte provimin dhe të bëhej gjyqtare futbolli. Ajo tash është arbitre e licencuar dhe mund ta ndajë drejtësinë në Serie A. /Telegrafi/