LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri i AAK-së numëron sukseset e Qeverisë Kurti

Besnik Tahiri i AAK-së numëron sukseset e Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se Qeveria Kurti ka edhe suksese gjatë kësaj periudhe qeverisëse njëvjeçare.

“Nuk është krejt zi situata. Situatën vetëm zi e ka parë vetëm Vetëvendosje”.

Ai ka numëruar tri sukseset e Kurtit në qeverisje, derisa sa ka thënë se në fushat tjera ka pasur vetëm dështime.


“Fondi për Siguri është njëri prej sukseseve të qeverisë. Është veprim dhe vendim shumë i qëlluar”, tha ai në RTV 21.

Lufta kundër korrupsionit sipas Tahirit mund të konsiderohet si fillim i mirë pas ngritjes në indeksin e Transparency International.

“Në indeksin e disa vlerësimeve, u pa që në aspektin e luftës kundër korrupsionit jemi ngritë në listë. Luftë kundër korrupsionit nuk ka pasur për në listën e Transparency International kemi shënuar progres”.

Numrin e posteve ministrore Tahiri poashtu e ka konsideruar si sukses të Qeverisë Kurti.

“Qeveria është e përbërë nga një kabinet i vogël, nuk është e madhe. Kjo mund të konsiderohet si diçka pozitive”, ka deklaruar tutje Tahiri.

Ai thotë se Kurti nuk ka për çfarë të lavdërohet tjetër në këtë periudhë qeverisëse./Telegrafi/