Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.


Besnik Krasniqi - Mbrojtësi më i mirë i vitit   Vitet janë vetëm numër për Besnik Krasniqin në futbollin e Kosovës, pasi ai vazhdon të konfirmohet si prej më të mirëve çdo vite.  Besnik Krasniqi në krahun e djathtë ishte i pandalshëm këtë vit, duke e ndihmuar Dritën të sigurojë garat evropiane, ku u paraqitën me mjaftë sukses.  

besniki 1 Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në vitin 2024, ai zhvilloi 33 ndeshje ku edhe pse mbrojtës, arriti të shënojë 7 gola, ndërsa asistoi 11 herë për bashkëlojtarët. Besnik Krasniqi mbetet prej lojtarëve më të mirë në futbollin vendor, ndërsa këtë sezon me Dritën ai arriti të shpallet kampion vjeshtor.

besniki romaku Foto: Besnik Krasniqi dhe gazetari Romak Zeqiri


/Telegrafi/ 
telegrafi sport app