LAJMI I FUNDIT:

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i sabahut është falur në orën 4:40.


Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit e ka mbajtur Valon Myrta – anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI-së në Gjakovë.

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 05:51, të cilit i ka prirë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.