Rezervat e mallrave janë stabile, Buxheti likuid dhe sot në mbledhjen e Këshillit Ekonomik së bashku me ekspertë të jashtëm do të diskutohet mbi pakon e masave për të cilat tashmë punohet, duke përfshirë edhe masat për çmimin e energjisë elektrike, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi në emisionin – Tema e ditës që u transmetua dje në mbrëmje në TV Sitel.
“Ne kemi çmimet më të ulëta në rajon, por kjo nuk do të thotë se nuk punohet për masa të mundshme. Tashmë punohet në përgatitjen e masave për ballafaqimin e krizës si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjensave, veçanërisht të përforcuara pas luftës ruso-ukrainase. Nesër në Këshillin Ekonomik të Qeverisë, të thirrur nga kryetari i Qeverisë, në përbërje të zgjeruar, së bashku me ekspertë të jashtëm që do të japin kontributin e tyre, do të diskutohet mbi propozimet për zgjidhje të mundshme që do të vijojnë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe përkrahjen e ekonomisë”, theksoi Besimi.
Gjithashtu, ministri Besimi shtoi se akciza variabile e karburanteve që parashihet me ndryshimet e fundit të Ligjit për akcizat, aktualisht kontribuon në zbutjen e gotitjes së çmimeve. Sa i përket energjensave, me ndryshimet e fundit të Ligjit për tarifën doganore, norma doganore për gazin natyror është ulur në zero, ndërsa në procedurë parlamentare është Ligji për ndryshimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, me të cilin sa i përket gazit natyror, TVSH-ja në vend që të paguhet gjatë importit, do të paguhet gjatë qarkullimit në vend.
Siç thekosi ministri Besimi, rezervat e mallrave janë stabile dhe shtoi se ka rezerva të mjaftueshme dhe se momentalisht nuk ka nevojë që të vihen në dispozicion. Ai potencoi se që nga dita e parë e sulmit, u mbajt mbledhje urgjente e Qeverisë në të cilën u shqyrtuan të gjitha aspektet, ndërsa një nga pikat për të cilat u diskutua ishin edhe rezervat e mallrave.
“Rezerva shtetërore ka mjaftueshëm dhe janë në nivel përkatës si dhe me sasi të nevojshme për tregun. Përmes Ministrisë së Bujqësisë, në dispozicion kemi informacione lidhur me atë se sa rezerva ka te tregtarët dhe apsolutisht nuk ka hapësirë për spekulime” theksoi ministri Besimi.
I pyetur nëse në Buxhet janë parashikuar mjete për pagesën e rritjes së premtuar të pensioneve prej njëmijë denarëve në muaj, ministri theksoi se aktualisht Fondi Pensional është likuid dhe se mjete e planifikuara do të paguhen nga aty, ndërsa në vijim rritja e pensioneve do të mbulohet nga rishikimi i buxhetit për vitin 2022.
Siç theksoi ministri, rritja e pensioneve nuk do të nënkuptojë rritje të kontributeve.
Sipas strategjisë për menaxhim me borxhin publik deri në vitin 2026, borxhi publik është planifikuar të zvogëlohet në 56.5% të PBB-së. Deficiti buxhetor duhet të zvogëlohet për 2.2% të PBB-së deri në vitin 2026. Është e rëndësishme që në Kuvend është Ligji për buxhetet, i cili parashikon rregulla fiskale për deficitin buxhetor deri në 3% dhe borxhin publik deri në 60%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë