LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Ka trend të uljes së inflacionit në Maqedoni

Besimi: Ka trend të uljes së inflacionit në Maqedoni

Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se pret që inflacioni të bie, ndërsa të gjitha politikat e shtetit shkojnë në atë drejtim që ajo rënie të vazhdojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne bëjmë të gjitha politikat në drejtim të uljes së inflacionit. Për sa i përket realizimit të buxhetit, deri me 8 mars kemi një realizim prej 9.8% më të lartë të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në anën e shpenzimeve, 5.3% realizim më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, deficiti është më i ulët për 8.7% krahasuar me vitin 2022. Kjo do të thotë se kemi konsolidim fiskal, ulje të borxhit publik dhe deficit buxhetor”, tha Besimi për “TV21”.


Ministri foli edhe për eurobondin e huamarrjes, ku tha se këto po bëhen për të shlyer borxhet e vitit 2016.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë çdo detaj. Eurobondi hapi shumë tema, shumë aspekte, çfarë është kyçe dhe çfarë duhet të dijë çdo qytetar, nga 600 milionë euro në shkurt, kostoja e interesit llogaritet në 37.5 milionë euro. Për eurobondin e marsit prej 500 milionë eurosh, interesi është gjithashtu 37.5 milionë euro. Këtë eurobond po e marrim për të shlyer një borxh të vitit 2016”, tha Besimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori