Forcimi i luftës kundër ekonomisë gri do të arrihet përmes formalizimit të koordinimit ndërmjet institucioneve të sistemit në Këshillin Nacional për Formalizimin e Ekonomisë Joformale, theksojnë nga Ministria Financave (MF).
Sot në Ministrinë e Financave u realizua takim përgatitor ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i cili do të kryesojë këshillin në fjalë, drejtoreshës së Drejtorisë së të Hyrave Publike, Sanja Llukarevska, drejtorit të Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev, drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov dhe drejtorit të Drejtorisë së Zbulimit Financiar, Bllazho Trendafilov. Krahas koordinimit për mjedhjen e ardhshme, në takim u diskutua edhe për rregullimin e shoqërive financiare në përputhje me kornizën ligjore të
sapomiratuar me qëllim të përforcimit të mbrojtjes së konsumatorëve.
Këshilli Nacional për Formalizimin e Ekonomisë Joformale përbëhet nga 20 anëtarë, përfaqësues të nivelit më të lartë nga institucionet në kompetencë të të cilave janë aktivitetet për reduktimin e ekonomisë joformale. Vendimi për themelimin e Këshillit Nacional u miratua nga Qeveria dhe roli i tij është orientimi i masave dhe aktiviteteve në përputhje me Strategjinë e formalizimit të ekonomisë joformale 2023-2027 dhe Planin aksional, të cilat janë rezultat i bashkëpunimit ndërresorial dhe bazohen në qasje gjithëpërfshirëse për ballafaqim me ekonominë joformale.
“Ekonomia joformale është një nga problemet më akute si për ekonominë ashtu edhe për shoqërinë, sepse ekonomia gri do të thotë fitim i njëhershëm për një individ në favor të humbjes afatgjate për të gjithë shoqërinë. Evazioni tatimor, puna e paligjshme dhe format e tjera të shmangies së sistemit janë të dëmshme për të gjithë aparatin publik – shëndetësinë, arsimin, aspektin social, si dhe zhvillimin e infrastrukturës. Prandaj, sistemi duhet të orientohet në drejtim të mënjanimit të kësaj anomalie, me ç’rast koordinimi i duhur ndërmjet institucioneve që janë përgjegjëse për qëllimet e ndryshme të sistemit është krucial për krijimin e sinergjisë në këtë luftë”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Targeti në periudhë afatmesme, respektivisht deri në vitin 2027 është që si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, ekonomia joformale të ulet për 9 pikë përqindjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit