Besim Hasani bashkohet me PDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate. Kështu u shpreh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka njoftuar se Besim Hasani do të jetë pjesë e listës së tij për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Me respekt e mirëprita Besim Hasanin në listën tonë për deputetë. Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas,” shkruan Hamza.
Ai thekson se kontributi i Hasanit është një shembull i vizionit dhe përkushtimit,.
Me njerëz të tillë, Kosova ecën përpara. Bashkë, me energji të re dhe besim të plotë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë", ka shkruar Hamza.
Ky njoftim vjen në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Hamza synon të forcojë listën me figura të njohura dhe profesionistë të spikatur në fusha të ndryshme. /Telegrafi/















































