LAJMI I FUNDIT:

Besarta Jashari në 23 vjetorin e sulmit nga forcat serbe: Ende i kam të freskëta kujtimet

Besarta Jashari në 23 vjetorin e sulmit nga forcat serbe: Ende i kam të freskëta kujtimet

Besarta Jashari, e bija e heroit legjendar të UÇK-së, Hamëz Jashari në 23 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari është shprehur se ende i ka të freskëta kujtimet nga ajo ditë.

Besarta Jashari në një postim në rrjetin social Facebook shkruan “Ende i kam të freskëta kujtimet nga ajo ditë ku baba Shaban, babushi Hamëza dhe djemtë̈ e familjes luftonin pa u ndalur deri sa arritën të zmbrapsin agresorin serb”.

Bëhen 23 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Lexo po ashtu Bëhen 23 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Lexoni të plotë postimin:


“Duke vendosur lule, në vendin ku pushon e qetë bashkë me anëtarët tjerë̈ të familjes, motra ime Selvetja, e plagosur në sulmin e dytë, me 22 Janar, pastaj e rënë për të mos vdekur kurrë me 7 mars 1998.

Sot, bashkë me vëllaun Bekimin, Hamëzen e ri bëmë homazhe tek më të dashurit tonë, në 23 vjetorin e betejes së familjes sime kundër pushtuesit serb.

Ende i kam të freskëta kujtimet nga ajo ditë ku baba Shaban, babushi Hamëza dhe djemtë̈ e familjes luftonin pa u ndalur deri sa arritën të zbrapsin agresorin serb.

Nga ajo betejë mbeten të plagosura motra ime Selvetja dhe vajza e axhës Iliriana, që edhe sot i mban në trup plagët e lirisë.

Sot, 23 vite pas, e lumtur që pranë meje kam njëriun që më jep forcë dhe motiv për jetë, vëllaun Bekimin me të cilin edhe sot falënderojmë të gjithë kombin tonë për kujtimin dhe nderimin e kësaj beteje dhe në përgjithësi për respektin e treguar ndaj familjes sonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori