Besa e Pejës me mobilizim të madh për tu rikthyer në Superligë

Klubi i njohur, Besa nga Peja ka bërë mobilizim të madh në tentim për tu rikthyer në Superligën e Kosovës.
Besa do të luajë të shtunën ndeshjen e fundit kampionale, të vlefshme për javën e 30-të të Ligës së Parë.
Pejanët do të udhëtojnë në drejtim të Kamenicës për tu përballur me skuadrën e Kikës.
Tre herë kampioni i Kosovës është në vendin e dytë dhe me fitore synon ngjitjen direkt në Superligën e Kosovës, ndërsa Kika synon mbetjen në Ligën e parë edhe për një sezon.
Ngjitja në Superligë pas një viti ka bërë së bashku të gjitha figura e sportit pejan që kanë dalë në përkrahje të Besës.
Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Besës në Facebook: Mobilizim i gjithëmbarshëm i të gjitha figurave të sportit pejan që kontribuan ndërvite për Besën. Ata sot u organizuan me BesaBesë për të bërë të pamundurën që Besa nesër ndaj KF Kika të merr tri (3) pikë vendimtare dhe të inkuadrohet në Superligë. #përBESË #meBESËN /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































