LAJMI I FUNDIT:

BERZH pret rritje ekonomike prej 3 për qind për Shqipërinë në 2022-shin, ul parashikimin për vitin që vjen

BERZH pret rritje ekonomike prej 3 për qind për Shqipërinë në 2022-shin, ul parashikimin për vitin që vjen

Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3 për qind në vitin 2022, tha sot Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit, duke ruajtur projeksionin e majit për rritjen ekonomike të vendit.

Edhe në vitin 2023, produkti i brendshëm bruto (PBB) i Shqipërisë parashikohet të rritet gjithashtu me 3 për qind, tha BERZH në edicionin e shtatorit të raportit të saj të Perspektivave Ekonomike Rajonale.

Në raportin e muajit maj, BERZH parashikoi rritje ekonomike prej 3.3 për qind për Shqipërinë në vitin 2023.


Rishikimet që nga maji janë nxitur kryesisht nga reduktimi i furnizimeve me gaz nga Rusia dhe rritja e inflacionit në nivel global, të cilat pritet të ngadalësojnë rritjen ekonomike në vitin 2023 në rajonet ku BERZH është prezent.

BERZH tani parashikon rritje ekonomike prej 3.2 për qind në 2022 dhe 3 për qind në 2023 për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, parashikimet janë subjekt i një rreziku të madh nëse lufta e Rusisë ndaj Ukrainës përshkallëzohet ose vëllimi i eksporteve të gazit rus bie edhe më shumë, vuri në dukje BERZH.

Sipas parashikimeve të mëparshme, ekonomia e Shqipërisë u rrit me 8.5 për qind në 2021, pas tkurrjes me 3.3 për qind në 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

Lajme
Kalo në kategori