Site icon Telegrafi

Berlusconi dhe Galliani gjejnë ‘Arrigo Sacchin e ri’, me Palladinon në stol Monza ka marrë tri fitore radhazi

Moza ka filluar të këndellet, duke marr tri fitore radhazi në Serie A, për tu larguar nga fundi i renditjes.  

“Raffaele Palladino do të jetë Arrigo Sachi i Monzas”, kishte deklaruar Adriano Galliani kur vendosi t’i besojë 38-vjeçarit rolin e trajnerit.

Shumë pak besuan se kjo do të ishte një lëvizje e suksesshme e drejtuesit të njohur që bëri histori me Milanin.

Megjithatë rezultatet i kanë dhënë plotësisht të drejtë Gallianit, pasi Palladino e mori skuadrën në një fazë kritike, me vetëm një pikë në gjashtë ndeshje, ku kishte shënuar tre gola dhe kishte pësuar 14.

Ish lojtari i Juventusit, pas tre javësh në krye ka ndryshuar situatën në 180 gradë.

Gjithçka nisi pas fitores minimale 1-0 ndaj Juventusit, ku vazhdoi me një sukses tjetër si mysafir ndaj Sampdorias ku fituan 3-0. Në fund një tjetër sukses ishte fitorja 2-0 ndaj Spezias.

Tani Monza ka 9 pikë të plota nën drejtimin e Palladinos dhe ka shënuar 6 gola, duke mos pësuar ende asnjë.

Palladino që ka bërë karrierë në Serie A me klube si Juventus, Parma, Genoa, Crotone e Spezia, nuk kishte drejtuar asnjëherë një ekip të parë më herët.

Testi i radhës do të jetë ndeshja si mysafir ndaj Empolit, me Monzan që do të kërkojë një tjetër fitore, pasi sigurimi i mbijetesës në Serie A është synimi dhe duan ta arrijnë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Mos të harrojmë, Monza ka afrua lojtarë të njohur në afatin kalimtar  veror, si Stefano Sensi, Nicolo Rovella, Matteo Pessina, Mattia Valoti, Armando Izzo, Pablo Mari dhe Alessio Cragnon. /Telegrafi/

Exit mobile version